RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pushohet nga puna gazetari italian që bëri pyetje për Gazën në Komisionin Evropian

pushohet-nga-puna-gazetari-italian-qe-beri-pyetje-per-gazen-ne-komisionin-evropian

Gazetari i Agjencisë Italiane të Lajmeve “Nova”, Gabriele Nunziati humbi punën pas pyetjes që bëri ndaj zëdhënësve të Komisionit Evropian (KE) lidhur me Gazën, raporton Anadolu.

Në konferencën për mediat më 13 tetor, gazetari italian Nunziati në Bruksel u drejtoi zëdhënësve të KE-së pyetjen: “Ju keni përsëritur vazhdimisht se Rusia duhet të paguajë kompensim për rindërtimin e Ukrainës. A besoni se Izraeli, i cili shkatërroi pothuajse të gjithë Rripin e Gazës dhe infrastrukturën civile, duhet të paguajë kompensim për rindërtimin e Gazës?”.

Kryezëdhënësja Paula Pinho iu përgjigj pyetjes duke thënë: “Është sigurisht një pyetje interesante dhe nuk do të bëj ndonjë koment në këtë fazë”.

Anëtari italian i Grupit të Majtë të Parlamentit Evropian (PE), Gaetano Pedulla njoftoi shkarkimin e Nunziatit disa ditë pas pyetjes.

Nunziati konfirmoi ngjarjen për gazetarin e AA-së ndërsa theksoi se nuk mund të zbulonte detajet.

KE-ja e kryesuar nga politikanja gjermane Ursula von der Leyen është kritikuar për mbajtjen e një qëndrimi pro-Tel Avivit kundër gjenocidit të Izraelit në Rripin e Gazës.

Related posts

Kryediplomati turk takon homologun e tij nga Katari në Doha

Irfan Jahiu

Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e disa pjesëve të Rafahut në prag të sulmit tokësor, ndërkombëtarët: Ndërlikohen përpjekjet për arritjen e një armëpushimi

admin

Greqia planifikon zgjerimin e fushës së kërkimit sizmik në jug të Kretës

admin