RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putin: Dorëzimi i sistemeve “Patriot” nga SHBA-ja Ukrainës do të shkaktojë zgjatjen e konfliktit

putin:-dorezimi-i-sistemeve-“patriot”-nga-shba-ja-ukraines-do-te-shkaktoje-zgjatjen-e-konfliktit

Presidenti rus Vladimir Putin e quajti të “kotë” dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore “Patriot” nga SHBA-ja në Ukrainë, duke theksuar se një gjë e tillë “vetëm se do të shkaktojë zgjatjen e konfliktit”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Është një sistem i vjetër dhe nuk funksionojnë si sistemet tona S-300…Ata që po bëjnë një dërgesë të tillë po e bëjnë së koti. Kjo vetëm se do ta zgjasë konfliktin”, u tha Putin gazetarëve rusë në Pallatin e Kremlinit.

Administrata amerikane dje njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 1,85 miliard dollarësh, përfshirë një bateri “Patriot” të kërkuar nga presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Ndërkaq, në lidhje me çmimin tavan ndaj naftës dhe gazit rus, Putin tha se ky hap paraqet “një rrugë drejt shkatërrimit të energjisë botërore”.

“Kjo është rrugë drejt shkatërrimit të energjisë botërore. Mund të vijë një kohë kur industria e painvestuar mjaftueshëm nuk do t’i sigurojë më tregut vëllimin e kërkuar të produkteve. Dhe atëherë çmimet mund të ngriten në qiell. Dhe ato do të dëmtojnë ata që po përpiqen të zbatojnë këto mjete”, tha presidenti rus.

Putin e quajti gjithashtu vendosejn e kufizimeve të çmimit të energjisë nga Perëndimi si një përpjekje për “grabitje koloniale”.

Ai tha se prodhuesit më të mëdhenj të gazit dhe naftës janë Rusia, Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vende nga Amerika Latine dhe Azia, ndërsa konsumatorët kryesorë janë nga SHBA-ja dhe Evropa.

“Shtetet e Bashkuara prodhojnë naftë dhe gaz, por ata vetë konsumojnë gjithçka, u mbetet pak për tregun e huaj. Domethënë, ajo (nafta dhe gazi) prodhohet në këto vende, por konsumohet në SHBA dhe Evropë. Dhe, sipas mendimit tim, ajo që ata po përpiqen të bëjnë tani është një atavizëm kolonializmi, ata janë mësuar të vjedhin, grabitin vende të tjera”, tha ai.

Të hënën, ministrat e energjisë të BE-së ranë dakord për një kufi të çmimit të gazit prej 180 eurosh për megavat/orë.

Related posts

COVID 19 – OBSH e shqetësuar nga shtimi i rasteve

rezart morina

Presidenti Erdoğan pritet me ceremoni zyrtare nga homologu i tij kroat, Milanoviç

admin

Macron shtyn vizitën në Gjermani për shkak të protestave të dhunshme në Francë

admin