Në përputhje me traditën, pjesa e poshtme e kiswas – mbulesa e zezë që mbulon Qaben në Mekë – është ngritur rreth tre metra dhe zona poshtë është mbuluar me pëlhurë të bardhë pambuku, njoftoi të shtunën Agjencia Saudite e Shtypit.
E njëjta procedurë përsëritet çdo vit para sezonit të Haxhit për të mbrojtur kiswan, pasi disa haxhinjë e prekin atë kur qarkullojnë Qabenë.
Dr. Abdulrahman Al-Sudais, president i Presidencës së Përgjithshme për Çështjet e Dy Xhamive të Shenjta, ishte i pranishëm kur u ngrit kiswaja.
Sulltan Al-Qurashi, asistent i presidentit Al- Sudais tha se “ngritja e pjesës së poshtme të kiswas shërben për të ruajtur pastërtinë e saj dhe dhe parandalimin e dëmitimeve.” Ai shtoi se kiswaja ngrihet gjithashtu për të parandaluar disa praktika të pelegrinëve “të bazuar në besime të rreme”.
Çdo vit, në ditën e nëntë të muajit hënor të Dhul Hixhes, hiqet mbulesa e zezë e mëndafshit dhe në vend të saj mbështillet një kiswa e re. /mesazhi
Lifting up Kiswa pic.twitter.com/dzx8ybmOnA
— کعبۃ اللہ | Makkah (@HolyMakkah01) June 10, 2023