RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Qeveria ndan 16 milionë euro për zbutjen e krizës energjetike

​qeveria-ndan-16-milione-euro-per-zbutjen-e-krizes-energjetike

Qeveria ka miratuar të premten propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 1. dhe 4 . të Planit të Veprimit për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike sipas Vendimit të Qeverisë Nr. 29/112 të datës 13.12.2022, i ndryshuar dhe plotësuar me Vendimin e Qeverisë Nr. 03/128 të datës 16.02.2023 (MFPT).

Në mbledhjen e qeverisë, Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se vlera e kësaj mase është në vlerë prej 16 milion euro.

“Bëhet fjalë për vendimin që sapo e morëm, u barten 22 milion euro dhe tani po ndahen në kuadër të masave që janë paraparë. Ne kemi pranuar kërkesë nga Ministria e Ekonomisë për ndarjen e pesë milion eurove në kuadër të masës 4 për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike. Pra, nga ky 16 milionëshi, 5 milion shkojnë në Ministrinë e Ekonomisë, ndërsa 11 milion tjera shkojnë në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve tek programi ndihmat sociale në mënyrë që të bëhet edhe mbulimi i pagesës për familjet e cenueshme në kuadër të programit që kemi miratuar për të adresuar këtë çështje”, tha Murati.

Related posts

Ushtria izraelite vazhdon sulmet me tanke dhe njësi të blinduara ndaj Gazës

admin

Stoltenberg: Ka rritje të tensioneve, NATO-ja ka rritur praninë në Kosovë

rezart morina

Gjykata Kushtetuese pezullon zbatimin e nenit që parasheh faljen e 100 eurove për tatimin në pronë

admin