RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zgjedhjet në veri, Krasniqi: Jemi në proces të mbledhjes së nënshkrimeve

zgjedhjet-ne-veri,-krasniqi:-jemi-ne-proces-te-mbledhjes-se-nenshkrimeve

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, gjatë konferencës për medie ka folur për takimin që ka zhvilluar dje me diplomatët e QUINT-it dhe BE-së, dhe për zgjedhjet në veri.

“Kemi pasur një takim me diplomatët e QUINT-it dhe BE-së. Qytetarët në veri nga dhjetori janë në proces të mbledhjes së nënshkrimeve. Të gjitha obligimet që i kemi pasur janë përmbushur. Tani kemi katër grupe të qytetarëve në veri që janë autorizuar për të mbledhur nënshkrimet. Nga data 22 dhjetor kanë filluar të rrjedhin afatet”, ka deklaruar ai.

Ministri ka thënë se udhëzimi administrativ është hapi konkret për të shkuar në zgjedhje. “Nuk mund të veprojmë me kërkesa të Beogradit që nuk i pranojnë kryetarët”, ka deklaruar ai.

Related posts

Këtu janë zhvillimet më të fundit në Gaza këtë mëngjes.

rezart morina

Ministri i Jashtëm Osmani fillon vizitën dyditore në BeH, takohet me anëtarët e Presidencës

rezart morina

Mbretëria e Bashkuar: Shumica e njerëzve në Gazën veriore janë të kequshqyer rëndë

admin