Qeveria e Kosovës ka vendosur të premten në mbrëmje për shpronësim të disa pronave të paluajtshme që preken nga projekti i zgjerimit të mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Vendimi është marrë në mbledhjen e 152-të, që është mbajtur në mënyrë elektronike.
Sipas vendimit të publikuar në uebfaqen e Qeverisë, shpronësimi do t’i prekë Shipitullën, Leshkoshiqin dhe Sibovcin.
Po ashtu Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit për shpenzimin e 270 mijë eurove, “me qëllim të mbështetjes financiare për Kolegjin Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM)”.