RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qindra njerëz protestojnë në Haifa kundër qeverisë Netanyahu

qindra-njerez-protestojne-ne-haifa-kunder-qeverise-netanyahu

Qindra njerëz kanë dalë në rrugë në qytetin Haifa kundër qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, raporton Anadolu.

Duke marshuar nga Qendra Carmel deri në Sheshin Horev, demonstruesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Netanyahu dhe kërkuan zgjedhje të parakohshme.

Protestuesit mbanin pankarta “Mjaft luftëra”, “Largohu Netanyahu” dhe “Populli dëshiron zgjedhje të parakohshme”.

Në nëntor të vitit 2024, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër-arrest ndaj kryeministrit Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.

Që nga tetori i vitit 2023, Izraeli në sulmet brutale në Gaza ka vrarë të paktën 69 mijë njerëz, krysisht gra dhe fëmijë, si dhe ka plagosur mbi 170 mijë të tjerë, përpara se ofensiva të ndajel sipas marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor.

Related posts

Media izraelite: 4 mijë ushtarë me invaliditet që nga 7 tetori

Muhamet Ramadani

“Mos ia thoni Salvinit se do t’i bjerë tensioni”, Ermal Meta përfshihet në debatin mediatik italian

Hevzi

​Ulet çmimi i naftës, por jo edhe i biletave të transportit publik

Muhamet Ramadani