Kryeministri Edi Rama apeloi sërish sot prokurorët dhe gjyqtarët që të zbatojnë rreptësisht ligjin në rastet e zjarrvënies.
Kryeministri ndau në rrjetet sociale momente nga arrestimi i një tjetër zjarrvënësi, i kapur në flagrancë nga Policia.
Rama kujtoi se ligji parashikon deri në 15 vjet burg për rastet e zjarrvënies.
“Një tjetër zjarrvënës i arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit dhe një tjetër arsye për ta përsëritur apelin ndaj prokurorëve e gjykatësve në rrethe, që të zbatojnë me përgjegjshmëri ligjin, i cili parashikon deri në 15 vjet burg për këtë soj kriminelësh”, shkruan Rama. /atsh