RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rama takim me Erdogan në Vilnius: Në fokus, situata në veriun e Kosovës

rama-takim-me-erdogan-ne-vilnius:-ne-fokus,-situata-ne-veriun-e-kosoves

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Vilnius të Lituanisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama informoi se takimi dypalësh u fokusua te situata në rajon, veçanërisht në veriun e Kosovës.

“Lituani – Me Presidentin Erdoğan, në takimin bilateral për situatën në rajonin tonë dhe veçanërisht në Veriun e Kosovës”, shkruan Rama.

Prej ditës së djeshme, kryeministri Rama ndodhet në Vilnius të Lituanisë, ku po zhvillon punimet samiti i NATO-s.

Krahas pjesëmarrjes në panelet e këtij samiti, kryeministri ka zhvilluar takime edhe me liderë të vendeve anëtare të NATO-s. /atsh

Related posts

Orban: Evropa të ndjekë “politikë autonome” për konfliktin Rusi-Ukrainë

RTI

BE i përshkruan sulmet ndaj Kuranit si “provokim individual”

rezart morina

Refugjatët, gjithnjë e më të padëshiruar! Si shtetet e pasura po revoltohen kundër emigracionit! Cilat do të jenë pasojat ekonomike

admin