RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rama vizitë në Paris për samitin mbi Ukrainën, takon ministrin francez të Drejtësisë

rama-vizite-ne-paris-per-samitin-mbi-ukrainen,-takon-ministrin-francez-te-drejtesise

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron për vizitë në Paris, ku do të do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Koalicionit të të Vullnetshmëve për Ukrainën, transmeton Anadolu.

Në një reagim në rrjtete sociale, Rama ka shkruar se është takuar me ministrin e Drejtësisë të Francës, Gerald Darmanin.

“Përpara samitit të Koalicionit të të Vullnetshmëve për Ukrainën, thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysee, u takuam me ministrin e Drejtësisë të Francës, Gerald Darmanin, për të folur lidhur me pjesëmarrjen e partnerëve francezë, në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standartet e me praktikat më të mira europiane”, ka shkruar Rama.

Në takimin në Paris do të marrin pjesë liderë nga vdendet e ndryshme, me fokus çështjet për për luftën Rusi-Ukrainë.

Related posts

Protestuesit në Berlin përdorin një Babagjysh gjigant për të kritikuar politikat ekonomike të Gjermanisë

admin

Kurti në gjuhën serbe iu kërkon qytetarëve që targat ilegale t’i shndërrojnë në RKS

admin

Vazhdon të rritet çmimi i naftës në Kosovë

Irfan Jahiu