RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia alarmon për përpjekjen “jashtëzakonisht të rrezikshme” të ministrit iz’raelit për të ndryshuar statusin e Ku’dsit

turqia-alarmon-per-perpjekjen-“jashtezakonisht-te-rrezikshme”-te-ministrit-iz’raelit-per-te-ndryshuar-statusin-e-ku’dsit

Turqia vlerëson se komentet e fundit të ministrit të sigurisë kombëtare të Izraelit për një sinagogë që do të ndërtohet në vendin e Xhamisë Al-Aksa përfaqësojnë një “përpjekje të re dhe jashtëzakonisht të rrezikshme” për të ndryshuar statusin dhe identitetin e Kudsit dhe Vendeve të tij të Shenjta, raporton Anadolu.

“Deklaratat e bëra nga ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, në lidhje me ndërtimin e një sinagoge në Xhaminë Al-Aksa, janë një shembull i ri dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm i përpjekjeve të Izraelit për të ndryshuar statusin dhe identitetin e Kudsit dhe të Vendeve të Shenjta në Kuds”, tha Ministria e Jashtme e Turqisë në një deklaratë.

Duke theksuar se deklaratat e ministrit Ben-Gvir ndezën zemërim në botën islame dhe alarmuan të gjithë njerëzit “me arsye të shëndoshë”, në deklaratë thuhet se provokimet “kundër xhamisë Al-Aksa, një vend i shenjtë që u përket ekskluzivisht muslimanëve, ofendojnë ndjenjat e muslimanëve dhe shkaktojnë tensione në të gjithë botën”.

Në deklaratë shtohet se sulmet izraelite ndaj palestinezëve kërcënojnë gjithnjë e më shumë stabilitetin rajonal dhe global, si dhe i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndalojë agresionin e Tel Avivit dhe të mbrojë palestinezët.

Kujtojmë se ministry Ben-Gvir pretendoi të hënën se hebrenjtë kanë të drejtë të luten në Xhaminë Al-Aksa, duke thënë se ai do të ndërtonte një sinagogë në këtë vend.

Kjo ishte hera e parë që ministri izraelit foli hapur për ndërtimin e një sinagoge brenda kompleksit të xhamisë. Megjithatë, ai ka bërë thirrje vazhdimisht në muajt e fundit për lejimin e lutjeve hebreje në këtë lokacion.

Related posts

Dy fëmijë palestinezë të vrarë në një sulm izraelit në jug të Gazës

RTI

Parlamenti izraelit miraton në lexim të parë projektligjin mbi dënimin me vdekje për të burgosurit palestinezë

RTI

Dhjetë qytete të përfshira nga tërmetet në Turqi, 10 milion njerëz të prekur

Muhamet Ramadani