RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Raportohet për bisedime të mundshme mes Izraelit dhe Libanit, por pa përparim konkret

raportohet-per-bisedime-te-mundshme-mes-izraelit-dhe-libanit,-por-pa-perparim-konkret

Përpjekjet diplomatike për të nisur negociata mes Izraelit dhe Libanit po vazhdojnë prapa skenave, por deri tani nuk është arritur ndonjë përparim i rëndësishëm.

Sipas burimeve izraelite të cituara nga agjencia Reuters, pritet që në ditët në vijim të zhvillohen bisedime mes dy palëve. Megjithatë, iniciativa e presidentit të Libanit, Joseph Aoun, për të hapur një kanal të drejtpërdrejtë negociatash me Izraelin po përballet me disa pengesa.

Ndër pengesat përmenden mungesa e një qëndrimi të qartë nga Shtetet e Bashkuara, refuzimi i Izraelit për të ndalur sulmet dhe raportet për përgatitje të një ofensive të mundshme tokësore në jug të Libanit.

Ndërkohë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, po vazhdon përpjekjet diplomatike për të ulur tensionet dhe për të krijuar një atmosferë që mund të hapë rrugën për negociata mes dy vendeve. /mesazhi

Related posts

Jetonte në Hollywood dhe reklamonte jetën e luksit, kush është “Mbretëresha e Ketaminës” e arrestuar për vdekjen e aktorit Matthew Perry

admin

Qeveria e Kosovës thirrje drejtuesve të Trepçës: Ulni shpenzimet dhe rrisni prodhimin

admin

Dy vetura të serbëve të Kosovës me targa RKS u dogjën në Zubin-Potok të mërkurën

admin