RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Realizohet 50% e pagave, ndërpritet greva e minatorëve

​realizohet-50%-e-pagave,-nderpritet-greva-e-minatoreve

Një numër i minatorëve nga ndërrimi i parë në minierën e Trepçës në Stantërg, bojkotoi sot punën për shkak të vonesës së pagave për muajin qershor, por gjatë ditës u realizuan 50% të pagave dhe greva u ndërpre.

Kryetari i Sindikatës së minatorëve në Trepçë, Ibrahim Januzi bëri të ditur se mbështet grevën e minatorëve dhe kërkesat e tyre i sheh si të drejta.

Ai pranoi se një pjesë e punëtorëve nga ndërrimi i parë bojkotuan sot punën për shkak të mosekzekutimit të pagave, ndërsa për ndërrimin e dytë tha se nuk ka informacion nëse punëtorët kanë vazhduar me bojkot ose kanë hyrë në minierë.

Januzi konfirmoi se gjatë ditës u realizuan 50 për qind e pagave të punëtorëve.

“Si paknaqësi e mosrealizimit të pagës së fundit është ngjallur paknaqësi tek minatorët, të cilët kanë filluar një grevë…Ne si Sindikatë i mbështesim kërkesat e minatorëve dhe i shohim të drejta, legjitime dhe të pamohueshme … Në këto momente kemi informatë se është realizuar 50 për qind e pagave… Sa i përket ndërrimit të dytë unë nuk kam informacione se si do të zhvillohet… Realisht në ndërrimin e parë pjesa dërmuese e punëtorëve kanë qenë në grevë, përveç njësive primare sic janë sistemi i largimit të ujërave, sistemi i pompimit, kujdestaria… Jo, jo, sot nuk kam kërku takim me drejtorin”, tha Januzi.

Në anën tjetër, drejtori general i ndërmarrjes Trepça, Enis Abdurrahmani i tha KosovaPress-it përmes telefonit se 50 për qind e pagave u realizuan gjatë ditës së sotme dhe pjesa tjetër do të realizohet deri të premten.

Sipas tij, Trepça ka trashëguar borxhe nga e kaluara në vlerë prej rreth 6 milionë euro, të cilat përmes procesit përmbarimor është duke i kthyer në periudhat e tashme.

Drejtori Abdurrahmani potencoi se menaxhmenti është i zotuar që kompensimi i pagave të bëhet sipas realizimit të planit të prodhimit dhe planit të të hyrave financiare.

“Një pjesë e punëtorëve nga ndërrimi i parë kanë bojkotuar sot punën, derisa të gjithë punëtorët e ndërrimit të dytë kanë shprehur gatishmëri ta vijojnë punën. Gjatë ditës janë realizuar 50 për qind e pagave për punëtorët, ndërsa edhe pjesa tjetër pritet të realizohet deri të premten. Trepca ka trashëguar borxhe nga e kaluara në vlerë prej rreth 6 milion euro, të cilat përmes procesit përmbarimor është duke i kthyer në periudhat e tshme. Menaxhmenti është i zotuar që kompensimi i pagave të bëhet sipas realizimit të planit të prodhimit dhe planit të të hyrave financiare. Bojkoti dhe protestat e nxitura nga Sindikata janë të papranueshme. Menaxhmenti apelon tek të gjithë punëtorët që të mos manipulohen. Trepca është korporatë e cila bazuar në të hyrat dhe fitimet detyrohet të shpërndajë pagat dhe shpenzimet”, tha Abdurrahmani

Related posts

Rriten shpresat për anëtarësim, shqyrtohet raporti për Kosovën në Këshill të Evropës

admin

Arrestohet në një aeroport në Francë themeluesi i Telegram, Pavel Durov

admin

Borrell: Takimet me Kurtin e Vuçiqin në Munih, të pasuksesshme

admin