RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Reshjet shkaktojnë përmbytje të tendave dhe vështirësojnë jetën e palestinezëve në Gaza

reshjet-shkaktojne-permbytje-te-tendave-dhe-veshtiresojne-jeten-e-palestinezeve-ne-gaza

Jeta është bërë edhe më e vështirë me kushtet e këqija të motit që janë efektive në Rripin e bllokuar të Gazës, e cila bombardohet në mënyrë intensive prej 39 ditësh nga Izraeli, transmeton Anadolu.

Erërat e forta dhe reshjet që kanë ndikuar rajonin, përmbysën tendat ku përpiqen të mbijetojnë palestinezët pas shembjes së shtëpive nga sulmet, ndërsa në disa prej tyre ka shkaktuar përmbytje.

Palestinezët që përpiqen të evakuojnë me kova dhe fshesa ujin që ka hyrë në tendat e ngritura në oborrin e shkollës ku janë strehuar, janë në pritje të ndihmës.

Televizioni shtetëror palestinez, publikoi pamjet e një familjeje palestineze që jeton në tendë në jug të Rripit të Gazës.

– “Çdo gjë në tendë u lag”

Një grua palestineze e cila përpiqet të shprehë gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen, tha se “Çdo gjë në tendë u lag. Edhe rrobat e fëmijëve. Nga shtëpia jonë në anën veriore dolëm me rrobat e trupit. Nuk kemi as edhe veshje të tjera të cilat ti ndërrojmë dhe ti veshim”.

Gruaja palestineze shpreh se ka frikë se fëmijët mund të sëmuren për shkak të veshjeve të lagura dhe shton se janë të lagura edhe mbulesat që mbajnë.

Edhe palestinezi Abdullah që përpiqet të evakuojë nga tenda ujin e grumbulluar si pasojë e shirave, deklaroi se “Çdo gjë është lagur, e shikoni gjendjen tonë. Ku janë organizatat e ndihmës? Ata që kanë pak humanizëm brenda vetes të vijnë e të shikojnë gjendjen tonë”.

Edhe pse ndikimi i shiut dhe erës ka filluar të ulet në Rripin e Gazës, moti është ende me re.

Related posts

Erdoğan: Turqia e shqetësuar nga rritja e diskursit dhe veprimeve anti-islamike në Evropë – VIDEO

Muhamet Ramadani

Blinken vizitë për herë të 6-të në Lindjen e Mesme, përpjekje për arritjen e një armëpushimi në Gazë

admin

Zyrtari izraelit: Lufta ndaj Hamasit mund të zgjasë deri në fund të vitit

admin