RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Skriningu i Maqedonisë së Veriut me BE-në do të zgjasë 16-të muaj

skriningu-i-maqedonise-se-veriut-me-be-ne-do-te-zgjase-16-te-muaj

Deri atëherë duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese që janë kusht për fillimin e negociatave zyrtare për anëtarësim

Maqedonia e Veriut deri në nëntor të vitit 2023 duhet t’a përfundoj procesin e skriningut me Bashkimin Evropian, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropian i Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq

Në një paraqitje para gazetarëve Mariçiq e prezantoi kornizën kohore për fillimin dhe mbarimin e procesit të skriningut me BE-në.

Duke theksuar se “de jure” dhe “de fakto” procesi i skriningut ka filluar para dy ditëve, më 19 korrik të vitit 2022 kur e mbajti konferencën e parë ndërqeveritare. Ai shtoi se “kjo shënon etapën e fundit të rrugës sonë drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në BE”.

“Skriningu është prezantim analitik i gjendjes në vendin kandidat për anëtarësim në Union lidhur me shkallën e tij të harmonizimit me të drejtën e BE-së”, theksoi Mariçiq.

Sipas tij skriningu është operacion formal dhe teknik që e bën Komisioni Evropian që është e domosdoshme dhe shumë e rëndësishme që të kemi pasqyrë të qartë se ku qëndrojmë dhe çka duhet bërë në vitet që vijnë.

“Ky proces, skriningu përbëhet prej dy fazave. Edhe atë në skrining sqarues, ku KE-ja shtetit kandidat i prezanton aktet kyçe private për çdo kapitull dhe skriningu bilateral ku vendi kandidat, gjegjësisht ne, prezantojmë shkallën e harmonizimit të legjislaturës nacionale, në pajtim me aktet e prezantuara të BE-së”, potencoi Mariçiq.

Ai tha se skriningu zhvillohet në nivel të klasterëve. Maqedonia e Veriut siç tha Mariçiq momentalisht ka 6 klasterë dhe se KE-ja planifikon që këtë proces ta përfundojë në nëntor të vitit 2023.

Rreth 45 për qind e legjislacionit të Maqedonisë së Veriut tashmë është harmonizuar me legjislacionin e BE-së.

Sipas paralajmërimit, siç theksoi zëvendëskryeministri, raporti i parë i skriningut për klasterin Vlerat themelore pritet në tremujorin e parë të vitit 2023, më saktë në fund të marsit 2023.

Zv/kryeministri Mariçiq po ashtu informoi se vetëm vitin e kaluar janë përkthyer mbi 17 mijë faqe të legjislacionit të BE-së.

Në pyetjen e gazetarëve se kur do të fillojë procedura e ndryshimeve kushtetuese, duke marrë parasysh faktin se ky është detyrimi që duhet bërë më së voni deri në fund të skriningut, Mariçiq tha se ende nuk kanë përcaktuar kalendar ose dinamikë për fillimin e ndryshimeve kushtetuese. Por, shtoi se detyrim i Maqedonisë së Veriut është se duhet të bëhet deri në fund të skriningut. /aa

Related posts

Romanca “e çmendur” e zyrtarit kosovar me 60-vjeçaren nga Shqipëria përfundoi me vjedhje dhe shantazh

admin

Kurti ndan vendimet që u miratuan sot në mbledhjen e Qeverisë

admin

ShBA: 2 raketa balistike të lëshuara nga grupi Houthi drejt rrugëve ndërkombëtare të transportit detar

admin