RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rinisin përleshjet në Sudan, disa orë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit të ri

rinisin-perleshjet-ne-sudan,-disa-ore-pas-hyrjes-ne-fuqi-te-armepushimit-te-ri

Përleshjet shpërthyen në veri të kryeqytetit të Sudanit Khartoum të mërkurën mbrëma, duke thyer kështu armëpushimin e përkohshëm midis Ushtrisë sudaneze dhe rivalit të saj, Forca e Mbështetjes së Shpejtë, vetëm disa orë pasi u pajtuan për të.

Dy fraksionet janë duke luftuar për ditë të tëra dhe të mërkurën pati luftime të ashpra në qendër të Khartoum-it si dhe përleshje të rënda në aeroportin kryesor të kryeqytetit, i cili është mbyllur që nga e shtuna me palët rivale që tentojnë të marrin kontrollin e vendit.

Sudani ka qenë pa një qeveri funksionale që nga tetori i vitit 2021, kur ushtria shkarkoi qeverinë kalimtare të kryeministrit Abdalla Hamdok dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, hap ky i cilësuar nga forcat politike si “grusht shteti”.

Periudha e tranzicionit në Sudan, e cila filloi në gusht 2019, ishte planifikuar të përfundonte me zgjedhje në fillim të vitit 2024. /mesazhi

Related posts

Mali i Zi, vazhdon edhe pas 500 orësh gara e të qëndruarit i shtrirë

rezart morina

Zubin Potok, persona të panjohur largojnë një tabelë që e kishte vendosur MAPL-ja

admin

Ukraina nis kundërofensiva të njëkohshme kundër disa fronteve ruse, thotë zv.ministrja e Mbrojtjes

admin