RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rinumërohen 316 nga 914 vendvotime, në QNR shtohet numri i ekipeve numëruese

rinumerohen-316-nga-914-vendvotime,-ne-qnr-shtohet-numri-i-ekipeve-numeruese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e shtunë, 17 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 316 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (8/8), Pejë (14/14), Podujevë (11), Prishtinë (26/26) dhe Prizren (43/235).

“Sipas të dhënave, deri më tani procesi i rinumërimit është përmbyllur në 19 komuna, ndërkohë gjatë pjesës tjetër të ditës, të tjera komuna, sipas radhës, do të përfshihen në këtë proces.

Ndërkohë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, është shtuar numri i tavolinave për rinumërim, nga 20 në 26 sosh”, thuhet në njoftim.

Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.

Related posts

Sulmet ajrore të Izraelit në Rafah, të paktën 22 të vrarë, mes tyre edhe një foshnjë

admin

Intervistat ndërkombëtare, Osmani: Synim, promovimi i interesave të Kosovës

Kushtrim Guraj

Niset avioni me ekipe kërkim-shpëtimi dhe ndihme humanitare nga Turqia për në Venezuelë

Hevzi