Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde e ka quajtur si lajm vërtetë të mirë marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka kërkuar më shumë lajme të mira, përcjell teve1.info
“Lajm vërtet i mirë. Më shumë nga këto ju lutem p.sh. për energjinë, targat”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Kosova dhe Serbia kanë arritur sot marrëveshje për dokumente. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se Serbia ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët e Kosovës. /teve1
Really good news More of this please i.e. on energy, licence plates https://t.co/AJzfygvbGp
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 27, 2022