RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Roth reagon pas kërcënimeve të Vuçiq: Serbia në krye me të s’mund të hyjë në BE

roth-reagon-pas-kercenimeve-te-vuciq:-serbia-ne-krye-me-te-s’mund-te-hyje-ne-be

Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut gjerman, Michael Roth, i ka reaguar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka theksuar se Perëndimi duhet të zgjedh mes Kosovës dhe Serbisë.

Roth ia ka kujtuar presidentit serb se çka nënkupton perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Europian, derisa ai i dha të drejtë Vuçiqit vetëm në atë se Serbia s’mund të hyjë në BE derisa ai e udhëheq.

“Presidenti Vuçiq keqkuptoi diçka. Perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Nuk ka gjë të tillë si “ose Serbia ose Kosova”. Por Vuçiq ka të drejtë, me të në krye nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE”, ka shkruar Roth në në një postim në X.

Vuçiq së fundmi ka bërë disa deklarata kërcënuese ku ka theksuar se Perëndimi duhet të zgjedh mes Kosovës dhe Serbisë.

Related posts

Putini do të takohet me presidentin kinez në Uzbekistan javën e ardhshme

admin

Antikorrupsioni arreston drejtorin e Agjencisë për Efiçiencë të Energjisë

admin

Policia e Kosovës shpall konkurs për zyrtarë policorë

rezart morina