Rreth 1200 emigrantë pa dokumente kanë mbërritur me varkë në Itali gjatë 24-orëve të fundit, kanë njoftuar autoritetet, shkruan BBC-ja të dielën.
Emigrantët, të cilët kanë arritur nga disa vende afrikane dhe të Lindjes së Mesme, zbarkuan në disa porte në Sicili.
Zyrtarët thonë se 674 njerëz u shpëtuan dhe pesë trupa të pajetë u gjetën nga një varkë peshkimi e mbipopulluar në brigjet e Kalabrisë.
522 persona të tjerë të shpëtuar nga rreth 15 varka janë dërguar në Lampedusa të shtunën. /koha