Numri i të vdekurve ka arritur në 197 për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga tajfuni Yagi, i cili preku kryesisht Vietnamin verior. Rreth 800 persona të tjerë u lënduan.
Të paktën 128 persona të tjerë janë të zhdukur, ndërsa kulturat bujqësore që mbulojnë një sipërfaqe prej më shumë se dy milionë e gjysmë hektarësh janë shkatërruar, sipas një raporti zyrtar të publikuar më herët nga Ministria e Bujqësisë.
Pjesë të kryeqytetit Hanoi u përmbytën ndërsa rrëshqitjet e dheut vazhdojnë të raportohen në pjesë të veriut. Tajfuni Yagi, më i forti në Azi këtë vit, arriti në tokë të shtunën e kaluar.
Autoritetet në kryeqytet evakuuan me nxitim mijëra banorë nga shtëpitë e tyre, veçanërisht ato pranë lumenjve të fryrë, pasi ujërat arritën nivelet më të larta në dy dekada në ditët e fundit.
Qeveritë e vendeve të ndryshme, duke përfshirë ato të Australisë, Japonisë dhe SHBA-së, premtuan ndihmë për Vietnamin pas goditjes së tajfunit Yagi. /abcnews