RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqi, 9881 viktima të tërmetit vazhdojnë të marrin trajtime në vend

turqi,-9881-viktima-te-termetit-vazhdojne-te-marrin-trajtime-ne-vend

Ministri turk i shëndetësisë njoftoi se mbi 9.800 viktima të tërmetit janë ende nën trajtim në spital pas dy tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë jugore muajin e kaluar, raporton Anadolu.

“Në spitalet tona ende është duke vazhduar trajtimi i 9.881 pacientëve tanë viktima të tërmetit”, shkroi Fahrettin Koca në Twitter, duke shtuar se 1.834 prej pacientëve janë në reparte të kujdesit intensiv.

Koca tha më tej se provincat Ankara, Istanbul, Adana, Gaziantep dhe Antalya kanë pranuar numrin më të madh të pacientëve të prekur nga tërmeti në vend, duke shtuar: “I uroj secilit prej pacientëve tanë shërim. Ne po bëjmë çmos për shërimin e tyre”.

Rreth 50 mijë njerëz humbën jetën në Turqi nga tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 që goditën vendin më 6 shkurt, sipas zyrtarëve.

Mbi 13,5 milionë njerëz janë prekur në Turqi nga tërmetet katastrofike që goditën provincat Kahramanmaraş, Hatay, Gaziantep, Adıyaman, Malatya, Adana, Diyarbakır, Kilis, Osmaniye, Şanlıurfa dhe Elazığ.

Related posts

Çekët protestojnë kundër qeverisë pro-perëndimore

rezart morina

Gjenden mbetje mortore në Pogragjë të Gjilanit

admin

Finlanda shpreson të anëtarësohet në NATO së bashku me Suedinë

admin