RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rriten nivelet e lumenjve nga shirat në Pakistan, mijëra njerëzve u kërkohet të evakuohen

rriten-nivelet-e-lumenjve-nga-shirat-ne-pakistan,-mijera-njerezve-u-kerkohet-te-evakuohen

Mijëra njerëzve që jetojnë në zonat nën kërcënimin e përmbytjeve në disa pjesë të Pakistanit u është thënë të evakuohen.

Agjencitë e ndihmave thonë se përmbytjet e tanishme kanë çuar në një nga fatkeqësitë më të këqija të vendit, pasi po vazhdojnë shirat më të dendur në dekada, raportoi BBC të shtunën.

Gati 1.000 njerëz kanë vdekur që nga qershori, ndërsa mijëra janë zhvendosur dhe miliona të tjerë janë prekur.

Qeveria është detyruar të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në disa pjesë të vendit. Pakistani jugor është goditur më së shumti nga shirat – veçanërisht provinca Sindh.

Por shumë lumenj kanë dalë gjithashtu nga brigjet e tyre në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa.

“Fillimisht disa njerëz refuzuan të largoheshin, por kur niveli i ujit u rrit, ata ranë dakord”, tha për agjencinë e lajmeve AFP, Bilal Faizi, zëdhënës i shërbimit të urgjencës Rescue 1122.

Ministrja pakistaneze e Informacionit, Maryam Aurangzeb, tha se ushtarët dhe organizatat e shpëtimit po i ndihmonin njerëzit të arrijnë sigurinë në shumë rrethe të Khyber Pakhtunkhwa dhe Sindh, si dhe në provincat lindore Punjab dhe Baluchistanin jugperëndimor, raporton agjencia e lajmeve Associated Press. /koha

Related posts

Rusia thotë se ka marrë kontrollin e plotë në Severodonetsk në Ukrainën lindore

admin

Sveçla: Veriu po ecën drejt normalitetit

admin

Blinken – Kurtit: Kryetarët t’i kryejnë detyrat jashtë objekteve komunale

rezart morina