Sirenat e raketave dhe shpërthime u dëgjuan në zonat izraelite në perëndim të Jerusalemit të dielën, thanë dëshmitarët.
Kjo tregoi për sulmet e mundshme me raketa nga ana palestineze dhe kapjen e tyre në ajr nga ana izraelite në ditën e tretë të sulmit izraelit në Rripin e Gazës.
Numri i të vdekurve nga sulmi izraelit në Gaza është rritur në 29, duke përfshirë gjashtë fëmijë, tha ministria e shëndetësisë në enklavën palestineze, duke shtuar se më shumë se 250 të tjerë janë plagosur.