RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 30.320 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rritet-ne-30.320-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza

Të paktën 92 palestinezë u vranë dhe 156 të tjerë u plagosën në 24 orët e fundit ndërsa Izraeli vazhdon sulmin e tij në Rripin e rrethuar të Gazës, tha sot Ministria e Shëndetësisë e enklavës, transmeton Anadolu.

“Okupacioni izraelit kreu 10 masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke lënë 92 dëshmorë dhe 156 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit”, tha Ministria në një deklaratë.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, thuhet në deklaratë.

Duke shpërfillur vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli po i vazhdon sulmet në Rripin e Gazës, ku të paktën 30.320 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 71.533 janë plagosur që nga 7 tetori, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Izraeli ka sulmuar Rripin e Gazës që nga një sulm ndërkufitar i Hamasit, në të cilin Tel Avivi thotë se u vranë afro 1.200 njerëz.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Related posts

Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë, Kurti dhe Aliu kritikojnë projektin e mëhershëm

rezart morina

Ukraina godet me raketa urat lidhëse midis Krimesë dhe Khersonit

rezart morina

Skandaloze – Parlamenti francez ndal seancën pasi fyhet në baza racore deputeti me ngjyrë – VIDEO

admin