Është rritur në 40.861 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 334 ditësh ndaj Rripit të Gazës.
Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Rripit të Gazës janë vrarë 42 palestinezë ndërsa 107 të tjerë janë plagosur.
Në 10 ditët e fundit në sulmet e ushtrisë izraelite kundër Gazës, kanë humbur jetën 456 persona dhe janë plagosur 930 të tjerë.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 40.861 ndërsa i të plagosurve në 94.398.