RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia dhe Koreja e Veriut pajtohen të ndihmojnë njëra-tjetrën në raste agresioni kundër ndonjërës prej tyre

rusia-dhe-koreja-e-veriut-pajtohen-te-ndihmojne-njera-tjetren-ne-raste-agresioni-kunder-ndonjeres-prej-tyre

Rusia dhe Koreja e Veriut, sipas marrëveshjes së re, ranë dakord të ndihmojnë njëra-tjetrën në rast të agresionit kundër cilitdo prej këtyre shteteve, tha sot presidenti rus Vladimir Putin, raporton Anadolu.

Duke folur në një konferencë shtypi në Phenian pas një takimi me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, e cila u transmetua drejtpërdrejt në faqen e internetit të Kremlinit, Putin tha se siguria dhe çështjet ndërkombëtare ishin tema të rëndësishme të bisedimeve të sotme.

“Marrëveshja gjithëpërfshirëse e partneritetit e nënshkruar sot parashikon, ndër të tjera, ndihmë reciproke në rast agresioni kundër njërës prej palëve në këtë marrëveshje”, tha Putin.

Presidenti rus theksoi se dokumenti gjithashtu hedh bazat për bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve.

Kim Jong-un, nga ana e tij, tha se marrëveshja është “paqedashëse, mbrojtëse në natyrë”, duke shtuar se ajo do të përshpejtojë krijimin e një bote shumëpolare.

“Ky traktat i fuqishëm nuk është gjë tjetër veçse një dokument i një natyre vërtet konstruktive, premtuese, ekskluzivisht paqedashëse dhe mbrojtëse, e krijuar për të mbrojtur dhe ruajtur interesat themelore të popujve të të dy vendeve. Nuk kam asnjë dyshim se ajo (marrëveshja) do të bëhet forca lëvizëse për të përshpejtuar krijimin e një bote të re shumëpolare”, theksoi ai.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut e përshkroi gjithashtu marrëveshjen si një dokument të rëndësishëm që do të vendosë bazat për bashkëpunimin e ardhshëm midis dy vendeve, duke përfshirë ekonominë, politikën dhe çështjet ushtarake.

Related posts

Hungaria akuzon Ukrainën për shantazh duke penguar transitin e naftës ruse

RTI

Tre të arrestuar në aksionin për fajde në Prizren

rezart morina

Arabia Saudite ndërpret marrëveshjen me Izraelin për shkak të luftës, angazhohet me Iranin

rezart morina