RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia dhe Ukraina njoftojnë shkëmbimin më të madh të të burgosurve që nga fillimi i luftës

rusia-dhe-ukraina-njoftojne-shkembimin-me-te-madh-te-te-burgosurve-qe-nga-fillimi-i-luftes

Rusia dhe Ukraina njoftuan veçmas sot një shkëmbim që përfshin qindra të burgosur nga të dyja palët, duke përfshirë ushtarë dhe oficerë, me ndërmjetësim nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), i pari që nga gushti 2023 dhe më i madhi që nga fillimi i luftës në shkurt 2022, transmeton Anadolu.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë se Ukraina ka kthyer 248 anëtarë të personelit ushtarak pas asaj që e përshkroi si një “proces kompleks negociatash” që u ndërmjetësua nga EBA-ja.

“Të gjithë personelit ushtarak rus të liruar i sigurohet ndihma e nevojshme mjekësore dhe psikologjike”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se personeli do të transportohet në institucionet mjekësore për t’iu nënshtruar trajtimit dhe rehabilitimit.

Paralelisht, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy njoftoi në Telegram se Rusia ka kthyer 230 nga njerëzit e tyre, 213 prej të cilëve janë ushtarë dhe rreshterë, ndërsa 11 dhe gjashtë të tjerë janë përkatësisht oficerë dhe civilë.

“I jam mirënjohës të gjithëve që arritën këtë rezultat. Ne kujtojmë secilin nga njerëzit tanë. Dhe ne duhet t’i kthejmë të gjithë”, tha Zelenskyy.

Sipas Shtabit Koordinues të Ukrainës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës, ky shkëmbim i të burgosurve është më i madhi që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë në shkurt 2022.

Shkëmbimi i fundit i të burgosurve midis Moskës dhe Kievit u zhvillua në gusht 2023, kur 22 ushtarë ukrainas u kthyen nga Rusia në shkëmbimin e 48-të të të burgosurve midis dy vendeve.

Related posts

Tërmet i fuqishëm në Ekuador, katër viktima dhe ndërtesa të dëmtuara

admin

Begaj: Anëtarësimi i Kosovës në Kartën e Adriatikut, thelbësor për stabilitetin e rajonit

RTI

Përmbytje në Stamboll, shënohen viktima

rezart morina