RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia: Shpresojmë që samiti Putin-Trump të zhvillohet pas përgatitjeve të nevojshme

rusia:-shpresojme-qe-samiti-putin-trump-te-zhvillohet-pas-pergatitjeve-te-nevojshme

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se ata shpresojnë që samiti midis Presidentit rus, Vladimir Putin dhe Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur, pasi të përfundojnë përgatitjet e nevojshme, transmeton Anadolu.

Peskov iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Moskë lidhur me çështjet e ndryshme aktuale.

Duke komentuar deklaratat e Ministrit gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, se lufta mund të shpërthejë midis Rusisë dhe NATO-s, Peskov tha se “Një retorikë e tillë militariste dëgjohet gjithnjë e më shumë në kryeqytetet evropiane. Në Rusi nuk ka mbështetës të një konflikti me NATO-n, por ne jemi të detyruar dhe duhet të marrim masa për të siguruar interesat tona legjitime”.

Peskov deklaroi se kontaktet në nivel ekspertësh janë duke u zhvilluar me Ukrainën në lidhje me shkëmbimin e të burgosurve.

Lidhur me një samit të mundshëm midis Putinit dhe Trumpit, Peskov u shpreh: “Shpresojmë që kjo të ndodhë sapo të përfundojnë përgatitjet për samitin dhe të jenë krijuar kushtet e nevojshme. Është e pamundur të parashikohet se kur do të lindin këto kushte, por sigurisht të gjithë duam që këto kushte të realizohen sa më shpejt të jetë e mundur”.

Peskov theksoi se ata po monitorojnë procesin në lidhje me projektligjin në SHBA për vendet që vazhdojnë tregtinë me Rusinë dhe se miratimi i projektligjit do të shihet “jashtëzakonisht negativisht” nga Rusia.

Related posts

Borrell: Do të vazhdojmë të sigurojmë stabilitet në veri të Kosovës

Muhamet Ramadani

Dëshmorë dhe të plagosur nga bombardimet izraelite në Gaza dhe kampin Nuseirat

RTI

Presidentja Osmani falënderon Pelosin për angazhimin dhe raportet e veçanta me Kosovën

admin