RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina do të blejë 100 avionë luftarakë “Rafale” nga Franca në vitet e ardhshme

ukraina-do-te-bleje-100-avione-luftarake-“rafale”-nga-franca-ne-vitet-e-ardhshme

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy arritën marrëveshje që Kievi të blejë 100 avionë luftarakë Rafale në vitet e ardhshme, transmeton Anadolu.

Macron priti në bazën ajrore “Villacoublay” pranë Parisit, Zelenskyyn, i cili po zhvillon vizitën e tij të nëntë zyrtare në që nga fillimi i luftës Ukrainë-Rusi. Në bazën ajrore, Macron dhe Zelenskyy nënshkruan një letër qëllimi që përcakton se Ukraina do të blejë pajisje mbrojtëse franceze në vitet e ardhshme.

Sipas raporteve të mediave franceze që citojnë burime në Pallatin Elysee, letra e qëllimit përfshin blerjen e rreth 100 avionëve luftarakë francezë Rafale nga Ukraina, së bashku me sistemet e mbrojtjes ajrore SAMP-T të gjeneratës së ardhshme që janë aktualisht në zhvillim, sisteme radarësh dhe mjete ajrore pa pilot gjatë dekadës së ardhshme.

Në një postim në llogarinë e tij në platformën e mediave sociale të kompanisë amerikane X, Macron njoftoi marrëveshjen që ai dhe Zelenskyy arritën lidhur me shitjen e avionëve luftarakë dhe pajisjeve në Kiev, duke e quajtur atë një “ditë të shkëlqyer”.

Related posts

Pakistani shënjestron militantët brenda Afganistanit ndërsa Kabuli pretendon se janë vrarë civilë

Hevzi

Një sinjal nga Tajlanda për atë që mund t’i ndodhë Shqipërisë nën dyndje izraelite

Muhamet Ramadani

Arabia Saudite dënon sulmin terrorist në Iran

Muhamet Ramadani