RTV AHIRETI
Shëndetësi

Sa i lartë duhet të jetë, specialistët përgjigjen për jastëkun ‘ideal’ që ju ndihmon për gjumin

sa-i-larte-duhet-te-jete,-specialistet-pergjigjen-per-jastekun-‘ideal’-qe-ju-ndihmon-per-gjumin

Kjo është një pyetje që e gjen më shumë përgjigjen te preferenca personale, theksojnë specialistët, por ajo me të cilën një pjesë e mirë e studimeve bien dakord është që jastëku duhet të jetë aq i lartë dhe aq i ulët sa koka dhe qafa të jenë të mbështetura plotësisht dhe rehat në pozicionin e zgjedhur të gjumit.

Një njeri që fle përmbys ka nevojë për një jastëk shumë të ulët, pothuajse krejtësisht të sheshtë. Edhe pse nuk siguron shumë mbështetje për kokën dhe qafën, ky lloj pozicioni lejon që shpina dhe shtylla kurrizore të jenë më afër shtrirjes ideale.

Ndërsa njerëzit që flenë me shpinë dhe nga njëra anë kanë nevojë për jastëkë më të lartë, sepse sigurojnë mbështetje për kokën dhe qafën në të tilla pozicione.

Derek Hales, themelues i “Sleepopolis-Mattress-Reviews.com”, nënvizon se çelësi i lartësisë ideale është gjetja e pozicioni unik për shpinën, trupin, kokën dhe qafën.
Imazhet e mëposhtme ju ndihmojnë, por ki parasysh: qafa dhe shpina në vijë të drejtë.

Related posts

Falas, por paguajmë më shumë! Raporti i OBSH: Më shumë se gjysma e shpenzimeve për shëndetësinë dalin nga xhepi

Muhamet Ramadani

Gjërat befasuese që dentisti e di për ju sapo të hapni gojën

admin

Pse është e rëndësishme larja e rregullt e duarve, këto janë mënyrat se si mund të parandaloni zhvillimin e infeksioneve

admin