Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka bërë thirrje Kinës që të ushtrojë ndikim mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
”Kina është një vend i madh dhe ka një përgjegjësi për paqen botërore”, theksoi Scholz në Pekin gjatë takimit me kryeministrin kinez në largim Li Keqiang.
Ai shtoi se Pekini dhe Berlini kanë rënë dakord se retorika ruse e armëve bërthamore është e papranueshme.
Ai hodhi poshtë gjithashtu kritikat për vizitën e tij, duke thënë se ishte ” e mirë dhe e drejtë që të ishte në Pekin”. /atsh