RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Së paku 19 të vdekur nga shpërthimi i një tankeri të naftës në Afganistan

se-paku-19-te-vdekur-nga-shperthimi-i-nje-tankeri-te-naftes-ne-afganistan

Së paku 19 persona janë vrarë e 12 janë lënduar, pasi një tanker i naftës ka shpërthyer në një tunel në afërsi të kryeqytetit të Afganistanit, Kabul, raporton agjencia AP të dielën.

Tuneli “Salang”, që është rreth 120 kilometra në veri të Kabulit, ishte ndërtuar në vitin 1960-të, për të ndihmuar pushtimin sovjetik. Është lidhje kyçe mes veriut dhe jugut të Afganistanit.

Zëdhënësi i provincës Parwan, Said Himatullah Shamim, ka njoftuar se shpërthimi të shtunën mbrëma, ka vrarë së paku 19 persona, përfshirë gra dhe fëmijë. Ai ka thënë se ka të mbijetuar që mbesin nën rrënoja dhe numri i të vdekurve mund të rritet.

Raportohet se shpërthimi ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:30 me kohë lokale. /koha

Related posts

Delegacioni serb ikën nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

admin

Afganistan, shkon në mbi 1.000 numri i viktimave nga tërmeti

admin

Nënë e fëmijë vdesin si pasojë e vërshimeve në Pejë

admin