RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Senatori amerikan kërkon publikimin e raportit për vrasjen e gazetares Abu Akleh

senatori-amerikan-kerkon-publikimin-e-raportit-per-vrasjen-e-gazetares-abu-akleh

Senatori amerikan Chris Van Hollen i ka kërkuar administratës së presidentit të SHBA-së, Joe Biden të zbulojë raportin rreth vrasjes së gazetares palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh, e cila u qëllua për vdekje më 11 maj të vitit të kaluar ndërsa raportonte një bastisje ushtarake izraelite, raporton Anadolu.

“I bëj thirrje administratës që menjëherë ta deklasifikojë atë në tërësi”, tha Van Hollen në një deklaratë të hënën pas shikimit të raportit të koordinatorit të Sigurisë së SHBA-së për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez.

“Unë besoj fuqimisht se publikimi i tij është jetik për të garantuar transparencë dhe përgjegjshmëri në vrasjen me armë zjarri të qytetares amerikane dhe gazetares Shireen Abu Akleh dhe për të shmangur vdekjet e ardhshme të parandalueshme dhe të gabuara, synime që të duhet mbështetur nga të gjithë”, shtoi Van Hollen.

Gazetarja e Al Jazeera, Shireen Abu Akleh, e cila gëzonte respekt për mbulimin e saj të gjerë të Palestinës dhe Izraelit, u qëllua në kokë ndërsa mbulonte një bastisje ushtarake izraelite në kampin e refugjatëve Jenin në qytetin Hebron në Bregun Perëndimor të pushtuar. Ajo kishte veshur një jelek të kaltër ku shkruhej “PRESS” dhe një helmetë.

Van Hollen tha se raporti ofron njohuri thelbësore për ngjarjet që çuan në vdekjen e gabuar të Abu Akleh, “përfshirë informacionin përkatës dhe gjetjet në lidhje me sjelljen e njësisë së Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) të përfshirë në atë operacion – si dhe njësitë e tjera IDF që veprojnë në Bregun Perëndimor”.

“Pas vdekjes së Shireen Abu Akleh, sekretari Blinken i ka kërkuar qeverisë së Izraelit të rishikojë rregullat e angazhimit të IDF në Bregun Perëndimor, por e njëjta është kundërshtuar, një rishikim i tillë mbetet i nevojshëm”, shtoi ai.

Related posts

Zgjedhjet lokale: Shqipëria ngjyrë rozë

admin

Gjuha turke po integrohet në sistemin arsimor të Shqipërisë

admin

Scholz: Bota duhet ta ndajë barrën e varfërisë

rezart morina