RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Senatorja amerikane: Izraeli ka krijuar një katastrofë humanitare në Gaza

senatorja-amerikane:-izraeli-ka-krijuar-nje-katastrofe-humanitare-ne-gaza

Senatorja demokrate amerikane, Elizabeth Warren, theksoi se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe kabineti i tij i luftës kanë krijuar një katastrofë humanitare në Gaza duke vrarë civilët palestinezë, transmeton Anadolu.

Përmes llogarisë në platformën e medias sociale X, Warren bëri në deklaratë lidhur me shprehjen e Netanyahut se “sulmet ndaj Gazës do të vazhdojnë me muaj”.

“Netanyahu dhe kabineti i tij i luftës kanë krijuar një katastrofë humanitare duke vrarë mijëra civilë palestinezë”, ka deklaruar senatorja Warren.

Izraeli ka nevojë për një udhëheqje që të sjellë në shtëpi pengjet dhe jo për një luftë që të zgjasë për muaj, theksoi Warren, e cila vlerësoi se “Ndaloni bombardimin në Gaza. Vazhdoni armëpushimin. Punoni për një paqe të përhershme”.

Related posts

Katari premton 50 milionë dollarë për refugjatët e zhvendosur nga Gaza

admin

Nderime për ish-kryeministrin britanik, vendoset në Ferizaj busti prej bronxi i Tony Blair

admin

Rrëfimi i viktimës: Isha shtatzënë, më dhunuan në sy të fëmijëve

rezart morina