RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani kërkon që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin në veri dhe t’i dorëzojë terroristët

osmani-kerkon-qe-serbia-te-mbahet-pergjegjese-per-sulmin-ne-veri-dhe-t’i-dorezoje-terroristet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin siq e ka quajtur ajo, terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator.

Pas takimit me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch, Osmani ka thënë se duhet të parandalohen aktet e tilla të sulmit në të ardhmen dhe të ruhet kufiri nga sulmet e Serbisë.

Osmani tha se sulmi i 24 shtatorit ishte agresion i qartë që Serbia e kreu në territorin e Kosovës.

“Synimet të tilla dashakeqe janë paralajmërim i qartë se Serbia duke shërbyer si satelit i Rusisë ka qëllim destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Kosova ka treguar stabilitet ndërsa në Serbi e kemi parë të kundërtën ku regjimi i Millosheviqit jo vetëm që nuk distancohet nga sulmet terroriste por ka vendosur të ofroj mbështetje dhe t’i glorifikoj sulmuesit. Të parandalohen akte të tilla në të ardhmen është që Serbia të mbahet përgjegjëse, t’i dorëzoj terroristët dhe të rriten garancat e sigurisë që të mbrohet kufiri Kosovë-Serbi nga sulmet e Serbisë në të ardhmen.

Kosova vazhdon të jetë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët amerikanë dhe partnerët euroatlantik do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për heroin Afrim Bunjaku dhe aktin e qartë të agresionit që Serbia kreu në territorin tonë”, u shpreh Osmani.

Related posts

Ndërtesa pranë sinagogës në New York evakuohet për shkak të tunelit ilegal

admin

“Dikush i ka rikthyer”- Misteri me vdekjen e 2-vjeçarit Emile, eshtrat e vogëlushit gjenden 9 muaj pas zhdukjes rreth 90 metra larg shtëpisë së gjyshërve të tij

admin

Dolën pozitivë në testet për drogën, tetë pretendues për kadetë përjashtohen në Kosovë

admin