RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dërgon trenin e shtatë humanitar në Afganistan

turqia-dergon-trenin-e-shtate-humanitar-ne-afganistan

Nga Ankaraja u nis drejt Pakistanit “treni i shtatë i mirësisë” i përbërë nga 24 vagonë dhe i cili transporton produkte të ndihmave humanitare të siguruara me mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile nën koordinimin e Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), raporton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e udhëtimit të shtatë të “trenit të mirësisë” në stacionin e trenave në Ankara u mbajt një ceremoni, ku morën pjesë kreu i AFAD, Yunus Sezer, drejtori i përgjithshëm i Transportit Hekurudhor Shtetëror (TCDD) të Republikës së Türkiye-s, Ufuk Yalçın, drejtori i përgjithshëm për Çështjet Ndërkombëtare dhe Shërbimet e Migracionit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Alper Küçük si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare (OJQ).

Sezer, në fjalimin e tij në ceremoni falënderoi OJQ-të të cilat kanë ofruar kontribut për “trenin e mirësisë”.

Ai tha se ky vit është bërë viti i mobilizimit të mirësisë. “Me të vërtetë jemi një vend i bukur, kemi njerëz të mirë. Nën udhëheqjen e presidentit tonë, bashkë me ministrin tonë të brendshëm dhe ministrat e tjerë brenda vitit 2022 kemi dërguar karvane mirësie në shumë vende”, tha Sezer.

“Ne jemi një vend i madh. Nuk shqetësohemi vetëm për problemet tona, por shtrijmë dorën kudo që ka shtet të shtypur edhe jashtë nesh”. theksoi Sezer duke folur për ndihmat që janë ndarë në vitin 2022.

Yalçın bëri të ditur se ndihmat e transportuar me trena do të ndihmojnë në lehtësimin e varfërisë së miliona afganëve. “Për Pakistanin e prekur nga katastrofat e përmbytjeve këtë vit kemi dërguar 13 trena me 7.33 tonë ndihma ndërsa me trenin që do dërgojmë sot për vendin vëllazëror Afganistanin, ndihma e dërguar do të arrijë në 7.637 tonë”, tha ai.

Zyrtari i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Alper Küçük vuri në dukje se si Gjysmëhënë e Kuqe Turke janë shumë krenarë. “Ne nuk e harrojmë Afganistanin, edhe sikur të gjithë ta harrojnë”, tha ai.

Treni i shtatë me ndihma “Treni i mirësisë” pas lutjeve u përcoll drejt Afganistanit.

Related posts

“Asnjë justifikim për dhunën ekstremiste ndaj civilëve“- SHBA sanksionon kolonët e Bregut Perëndimor për sulmin ndaj palestinezëve

admin

Presidenti izraelit i bën thirrje Netanyahu-t të ndërpresë reformën gjyqësore

admin

Belgjika në GJND: Izraeli dëshiron të ndryshojë strukturën demografike në Palestinë me vendbanime të paligjshme

rezart morina