RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Senatorja Shaheen për sulmin e 24 shtatorit: E rëndësishme që Serbia të bashkëpunojë në hetime

senatorja-shaheen-per-sulmin-e-24-shtatorit:-e-rendesishme-qe-serbia-te-bashkepunoje-ne-hetime

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, senatorja amerikane, Jeanne Shaheen bëri të ditur se patën një bisedë konstruktive.

Duke folur për sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, Shaheen tha se është me rëndësi që përgjegjësit të japin llogari dhe që Serbia të bashkëpunojë në hetime, përcjell teve1.info

“Mendojmë se është shumë e rëndësishme që përgjegjësit të japin llogari sipas sundimit të ligjit dhe që Serbia të bashkëpunojë në hetimet që po vazhdojnë. Gjithashtu mendojmë që është koha e duhur që stabiliteti afatgjatë i rajonit dhe i Kosovës me të vërtetë nënkupton një lloj marrëveshje me Serbinë për të adresuar në mënyrë paqësore dallimet në mes vendeve tuaja, dhe është koha kur BE dhe SHBA janë të përqendruara në këtë rajon për të adresuar shqetësimet që ekzistojnë…nuk duam që të ketë më shumë konflikt siç po e shohim në Ukrainë dhe që të ndodh edhe në këtë rajon, prandaj stabiliteti dhe lidershipi për Kosovën është shumë i rëndësishëm”, deklaroi ajo në një konferencë të përbashkët me Kurtin.

Senatorja Shaheen theksoi se SHBA-ja qëndron pranë Kosovës.

Related posts

Gjermani – Krimi rritet me 11,5% në terma vjetore

admin

Ukraina pretendon se në luftë janë vrarë 40 mijë e 670 ushtarë rusë

admin

OKB-ja thirrje aktorëve në Kosovë të përmbahen nga ‘retorika përçarëse dhe e urrejtjes’

admin