RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Serbi, Kamberi dhe deputetët boshnjakë inicojnë rezolutë për Srebrenicën

serbi,-kamberi-dhe-deputetet-boshnjake-inicojne-rezolute-per-srebrenicen

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, së bashku me dy deputetë të Sanxhakut, Ahmedin Shkrijel dhe Selma Kuçeviq, që gjithashtu janë pjesë e parlamentit të Serbisë kanë iniciuar një rezolutë që kërkon të dënohet gjenocidi në Srebrenicë.

Në një postim në Facebook, Kamberi është shprehur se kjo nismë po bëhet pas rezulutës që miratoi OKB-ja më 23 maj 2024, duke e shpallur 11 korrikun si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

“Bazuar në Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB 78/282 të datës 23 maj 2024, bashkë me deputetët e SDA Sanxhak, Ahmedin Shkrijel dhe Selma Kuçeviq, në Parlament, nisëm një iniciativë për aprovimin e Rezolutës që dënon gjenocidin në Srebrenicë”, shkroi Kamberi.

Në rast se do të miratohet kjo rezolutë, Kamberi theksoi se kjo do të përfaqësonte një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë, pajtimit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

“Nëse do të miratohet, Rezoluta që kërkon shpalljen e 11 korrikut si Ditën e Përkujtimit ndaj viktimave të gjenocidit, duke nderuar ato, por, edhe dhe duke u angazhuar për parandalimin e tilla mizorive në të ardhmen, e cila konsideron se “shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave mund të jenë tregues të hershëm të mundësisë së gjenocidit”, do të përfaqësonte një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë, pajtimit dhe respektimit të të drejtave të njeriut në rajon. Por, meqë negacioni i gjenocidit dhe krimeve të luftës është shndërruar në kulturë të politikës shtetërore në Serbi, nuk mund të pritet që ajo edhe të përkrahet nga shumica në Kuvendin popullor”, shton Kamberi.

Me gjithë skepticizimin që e njëjta të marrë dritën jeshile, Kamberi thotë se përmes kësaj inciative kanë për qëllim të dëshmojnë se në Serbi ekzistojnë forca politike që kundërshtojnë politikën zyrtare të negacionit të krimeve të luftës, gjenocidit dhe shtrojnë si objektiv domosdoshmërinë që Serbia të ballafaqohet me krimet që janë kryer në emër të saj.

Related posts

Britania: Nuk është koha e duhur për ta njohur shtetin e Palestinës

RTI

Pas zjarreve masive, Greqia përfshihet nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

admin

Sugjerimet e aleatëve për konfliktin me Iranin, Netanyahu: I falenderoj, por Izraeli do të marrë vendimet e veta për sigurinë

admin