Serbia njoftoi se do të dërgojë ndihmë humanitare në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë pas seancës së Qeverisë së Serbisë në kryeqytetin Beograd, thuhet se është marrë vendimi për dërgimin e ndihmave humanitare në Ukrainë, e cila është në kushte lufte, dhe se ndihmat do të bëhen për të mbështetur sistemet e energjise elektrike në Ukrainë.
Serbia, e cila aspiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, deri më tani i ka rezistuar zbatimit të sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të luftës kundër Ukrainës.