RTV AHIRETI
Shëndetësi

Pesë ushqime që ulin tensionin e lartë të gjakut

pese-ushqime-qe-ulin-tensionin-e-larte-te-gjakut

Presioni i lartë i gjakut është një problem për shumë njerëz. Nëse nuk njihet dhe trajtohet në kohë, presioni i lartë i gjakut mund të çojë në një sërë komplikimesh të rrezikshme, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe sulmin në tru.

Megjithatë, mjekët paralajmërojnë se presioni i lartë i gjakut nuk ka gjithmonë simptoma të dukshme, gjë që e bën edhe më të vështirë njohjen e tij.

Sipas ekspertëve, konsumimi i disa ushqimeve mund të zvogëlojë rrezikun. Dietologu Gunter Kuhnle zbuloi për The Sun se cilat ushqime janë dëshmuar se ulin presionin e gjakut dhe konsumimin e të cilave do t’ua rekomandonte të gjithëve, jo vetëm atyre që kanë probleme me presionin e gjakut. Ato i gjeni si më poshtë:

  • Mollat
  • Boronica
  • Arra
  • Çaji jeshil
  • Avokado.

Siç shpjegon ai, secili nga këto ushqime ul në mënyrë efektive presionin e lartë të gjakut

Related posts

Yndyrnat e shëndetshme që ulin rrezikun e shfaqjes së diabetit

Muhamet Ramadani

30 ditët e agjërimit për muslimanët, këto janë edhe benefitët në shëndet

Kushtrim Guraj

Dezinfektuesit e duarve dhe rreziku i kancerit: Sa i vërtetë është alarmi?

Muhamet Ramadani