RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Serbia shkel marrëveshjen, kërcënon shtetet përkrahëse të Kosovës

serbia-shkel-marreveshjen,-kercenon-shtetet-perkrahese-te-kosoves

Serbia ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit për normalizim raportesh me Kosovën, duke kërcënuar shtetet që përkrahin anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë të martën se raportet e Serbisë me shtetet tjera do të varen nga votat e tyre për çështjen e Kosovës. Neni katër i Marrëveshjes bazë thotë se “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

Serbia ka kërcënuar Malin e Zi pasi votoi pro aplikimit të Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës të hënën. Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka thënë se tash Mali i Zi nuk mund të llogarisë në votat e Serbisë kur do t’i duhen. Mali i Zi ishte ndër 33 shtetet e Këshillit të Evropës që votuan pro aplikimit të Kosovës. Kundër ishin shtatë, ndërsa abstenuan pesë shtete.

“Mali i Zi ka mundur të paktën të përmbahej. Duhet të veprojmë me reciprocitet. Mali i Zi ka votuar për pranimin e Kosovës. Edhe atyre do t’u duhet ndonjëherë vota jonë, në të cilën sigurisht që s’mund të llogarisin”, ka thënë Daçiqi të martën për RTS-në, raporton “N1”.

Ai është shprehur i befasuar edhe me votën abstenuese të Ukrainës. Sa i përket abstenimit të Bosnjës, Daçiqi ka kaluar te çështja e “integritetit territorial”.

“Sa i përket Bosnjës dhe Hercegovinës, a ka pasur ndonjëherë në fjalimin tim rast që të mos përmendim integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës? Tash kur dikush të na pyes, ne do të përmbahemi. Pra, pse ne do të ishim për integritetin territorial të Bosnjës dhe ata të abstenojnë”, ka deklaruar më tej Daçiq.

Daçiq është shprehur i befasuar edhe me abstenimin e Greqisë dhe Sllovakisë.

Ka pasur urime për Qipronë, Spanjën, Rumaninë, Azerbajxhanin dhe Gjeorgjinë, ndërsa ka falënderuar ndaras Hungarinë, që si shtete njohëse, votoi kundër aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Në televizionin publik të Serbisë, Daçiq po ashtu ka thënë se përderisa nuk përfundon çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, “asnjë pikë e Marrëveshjes së Ohrit nuk është valide”.

Pas votës kundër të Serbisë, të hënën në mbrëmje presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkroi në Twitter se Serbia ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit me lobimin dhe votën e saj kundër pranimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në KiE.

Related posts

Ligjvënësi francez i opozitës bën thirrje për bojkot të kompanive që mbështesin Izraelin

RTI

Varhelyi shkruan për takimin me Kurtin, vë theksin te Asociacioni

rezart morina

Presidenti i Kilit i konsideron “barbarizëm” sulmet e Izraelit në Gaza

admin