RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia: Sulmet e Ukrainës ndaj Flotës së Detit të Zi rrezikojnë vazhdimin e marrëveshjes së drithit

rusia:-sulmet-e-ukraines-ndaj-flotes-se-detit-te-zi-rrezikojne-vazhdimin-e-marreveshjes-se-drithit

Ministria ruse e Mbrojtjes tha sot se sulmet e Ukrainës ndaj Flotës së Detit të Zi rrezikojnë vazhdimin e marrëveshjes së drithit, transmeton Anadolu.

Hetimet e sulmeve të fundit ndaj objekteve të Rusisë zbuluan se mjetet ukrainase pa pilot i ndërmorën këto sulme nga porti i Odessas, i cili përdoret për zbatimin e Iniciativës së Drithit të Detit të Zi, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Ministria shtoi se sulmet u kryen më 23 mars dhe 24 prill dhe se Ukraina përdori korridorin humanitar, i cili shërben ekskluzivisht për qëllimet e marrëveshjes së drithit, për të ndërmarrë sulmet me dron.

“Veprimet terroriste të regjimit të Kievit kërcënojnë vazhdimin e ardhshëm të marrëveshjes së drithit pas 18 majit”, tha ministria.

Në tetor të vitit të kaluar, Rusia pezulloi zbatimin e marrëveshjes së drithit pas sulmeve me dronë të Ukrainës ndaj Flotës së Detit të Zi dhe anijeve civile, të cilat, sipas ministrisë, ishin të përfshira në garantimin e sigurisë së “korridorit të drithit”.

Marrëveshja u rinovua pas marrjes së garancive nga Türkiye dhe angazhimeve me shkrim nga Ukraina se nuk do të përdorte korridorin humanitar dhe portet e Ukrainës për operacione ushtarake kundër Federatës Ruse.

Korrikun e kaluar, Türkiye, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istambul për rifillimin e eksportit të drithit nga tri porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndërprenë pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt 2022, duke përkeqësuar pasigurinë ushqimore globale.

Gjithashtu, në Istanbul u ngrit Qendra e Përbashkët e Koordinimit (JCC), e cila mbikëqyr dërgesat me zyrtarë nga të tri vendet dhe OKB-ja.

Related posts

Opozita kritikon VV-në për punësime familjare, thonë se me këtë qeveri ka marr kuptim “neopotizmi”

admin

Gruaja palestineze ndërron jetë në paraburgimin izraelit

admin

Të rinjtë po ikin për jetë më të mirë, një nga destinacionet kryesore Gjermania

admin