RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Situatë e qetë në Zveçan, Rakiq e Simiq prezent

situate-e-qete-ne-zvecan,-rakiq-e-simiq-prezent

Situatë e qetë është raportuar gjatë gjithë ditës në komunën e Zveçanit, ku po protestohet tash e dy javë kundër kryetarit Ilir Peci, raporton teve1.info

Gazetari i cili po e përcjell protestën gjatë gjithë ditës në këtë komunë, Lindrit Zejnullahu, tha se prezent në protestë ishin dy udhëheqësit e Listës Serbe në Kosovë, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.

Këta të fundit e kanë përkrahur protestën e serbëve kundër kryetarit shqiptar tash e dy javë, ku edhe kanë qëndruar së bashku me protestues gati gjatë gjithë kohës.

Protestat në këtë komunë u nisën nga qytetarë serbë dy javë më parë, kur detyrën e tij filloi ta ushtroj kryetari i zgjedhur i kësaj komune, Ilir Peci.

Related posts

Kryeministri indian Modi: Arrihet marrëveshje për Korridorin Ekonomik Indi-Lindja e Mesme-Evropë

Muhamet Ramadani

OKB: Gratë dhe vajzat viktima më të shpeshta të tregtisë me njërëz

admin

Zyra e medias në Gaza mohon pretendimin e të dërguarit të Bordit të Paqes për ndihmat në Gaza

Irfan Jahiu