RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, dënim me vdekje për autorin e sulmit në sinagogën në Pitsburg

shba,-denim-me-vdekje-per-autorin-e-sulmit-ne-sinagogen-ne-pitsburg

Personi që sulmoi me armë zjarri një sinagogë në zemër të komunitetit hebre në Pisburg dhe vrau 11 besimtarë do të dënohet me vdekje për sulmin më vdekjeprurës antisemit në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Robert Bowers kishte shprehur urrejtje ndaj hebrenjve dhe mbështetje për supremacistët e bardhë në shkrimet e tij në internet, përpara se të planifikonte dhe kryente masakrën e vitit 2018 në sinagogën “Tree of Life” ku ishin mbledhur besimtarët për lutjet e së dielës.

Vrasësi, një shofer kamioni, la të plagosur pesë punonjës të policisë dhe dy besimtarë.

E njëjta juri federale, që e gjeti fajtor 50-vjeçarin Bowers për 63 akuza kriminale, rekomandoi të mërkurën, që ai të dënohej me vdekje për sulmin, ndikimet e të cilit vazhdojnë të kenë jehonë rreth pesë vjet më pas.

Ai nuk reagoi gjatë shpalljes së vendimit. Një gjykatës do ta njoftojë zyrtarisht dënimin më vonë.

Juria tha në mënyrë unanime se sulmi i 50-vjeçarit Bowers ishte motivuar nga urrejtja e tij ndaj hebrenjve dhe se ai zgjodhi sinagogën “Tree of Life” për vendndodhjen e saj në një nga komunitetet më të mëdha dhe më historike të besimit hebre në Shtetet e Bashkuara, për të patur një ndikim sa më të madh dhe për të ngjallur frikë tek hebrenjtë kudo që janë.

Vendimi erdhi pas një procesi të gjatë gjyqësor, ku juria dëgjoi detajet rrëqethëse sesi Bowers mbushi armën të paktën dy herë, shkeli mbi trupat e gjakosur të viktimave të tij për të kërkuar më shumë njerëz për të qëlluar dhe u dorëzua vetëm kur iu mbarua municioit.

Të mbijetuarit dhe të tjerët të prekur nga sulmi do të kenë një mundësi tjetër për t’iu drejtuar gjykatës dhe vrasësit Bowers kur ai të dënohet zyrtarisht nga gjykatësi. /voa

Related posts

SHBA: Edhe 275 milionë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën

admin

Putin raportohet se vendosi ta pushtojë Ukrainën në mars të vitit 2021

admin

Pakistani paralajmëron për më shumë përmbytje

admin