RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja dërgon përforcime në bazat e saj në Siri

shba-ja-dergon-perforcime-ne-bazat-e-saj-ne-siri

Ushtria e SHBA-së dërgoi një kolonë përforcuese e përbërë nga rreth 50 automjete në bazat e saj në provincën Deir ez-Zor, provincë e cila është e pushtuar nga organizata terroriste PKK/YPG në Siri.

Sipas informacionit që Anadolu ka siguruar nga burimet lokale, kolona e forcave amerikane ka bërë dje hyrje në Hasakah nga pika kufitare Al Waleed mes Irakut dhe Sirisë.

Kolona e përbërë nga rreth 50 automjete mbërriti në bazat amerikane në fushat e naftës Koniko dhe Al-Omar që gjenden në zonat e pushtuar nga organizata terroriste PKK/YPG në pjesën rurale të Deir ez-Zor.

Automjete të armatosura mbrojtën autokolonën. Në autokolonë kishte automjete të blinduara, cisterna karburanti dhe shumë automjete të mbushura me municione.

Ushtria e SHBA-së kishte dërguar përforcime në bazat dhe pikat në vendbanimet Rmelan, Sheddadi dhe Tell Beyder në Hasakah të pushtuara nga organizata terroriste PKK/YPG edhe më 6, 8, 22, 25 janar, 19, 20 qershor dhe 11 korrik.

Prania e SHBA-së në Siri

Me fillimin e Operacionit “Burimi i Paqes” nga Türkiye në tetor 2019, SHBA-ja teksa evakuonte bazat e saj në zonën e operacionit i dha përparësi vendosjes rreth fushave të naftës.

Duke vazhduar mbështetjen e tyre për organizatën terroriste PKK/YPG, forcat amerikane janë aktualisht të pranishme në shumë baza dhe pika ushtarake në rajonet e pushtuara nga organizata terroriste në provincat Hasakah, Raqqa dhe Deir ez-Zor në Siri.

Washingtoni po dërgon vazhdimisht përforcime në bazat dhe pikat ushtarake të vendosura në fushat e naftës të pushtuara nga terroristët e PKK/YPG.

Related posts

“Ata e nisën të parët”. Me një gotë shampanjë në dorë, Putin pranon që ka lënë miliona ukrainas pa energji

admin

Përkeqësohet situata në Indi, mbi 25,000 të sëmurë dhe dhjetëra të vdekur për shkak të temperaturave të larta

admin

Takimi i Kurtit me drejtorin e CIA-s, Qeveria e Kosovës: Dëshmi e marrëdhënieve të forta ndërmjet dy shteteve

RTI