SHBA-ja ka transferuar municion amerikan të ruajtur në Izrael për përdorim në Ukrainë dhe planifikon të dërgoj edhe më shumë së shpejti, i kanë thënë CNN-it zyrtarë amerikanë dhe izraelitë.
Një zyrtar amerikan ka thënë se kanë transferuar rreth 300,000 predha 155 milimetërshe që SHBA-ja dhe Izraeli janë pajtuar se do të transferoheshin dhe se ata planifikojnë të lëvizin edhe sasinë e mbetur në javët në vazhdim.
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes i Izraelit, Richard Hecht, ka thënë se amerikanët i kanë njoftuar izraelitët se po i transferojnë municionet. Hecht ka shtuar se municionet janë të SHBA-së, se lëvizja e tyre është “punë e amerikanëve” dhe se atyre nuk u duhet leja e Izraelit për të lëvizur municionin.
Izraeli ka ecur nëpër një vijë diplomatike gjatë pushtimit rus të Ukrainas. Derisa liderët e Izraelit e kanë dënuar pushtimin, e kanë mbështetur Ukrainën, kanë dërguar ndihma humanitare dhe kanë marrë refugjatë, Izraeli ka marrë qëndrim të prerë për dërgimin e ndihmave ushtarake duke thënë se është për shkak të sigurisë së saj.
Tendosja mbi rezervat e armëve dhe aftësia e bazës industriale të SHBA-së për t’iu përgjigjur kërkesës, është nga sfidat kryesore me të cilat përballet administrata Biden ndërsa SHBA-ja vazhdon të dërgojë armë në vlera miliarda dollarëshe në Ukrainë për ta mbështetur në luftën kundër Rusisë. Një zyrtar pati thënë se rezervat e sistemeve të caktuara janë duke shteruar pas muajve të dërgesave në Kiev. /koha