RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA: Rusia po i ofron Iranit ndihmë “të paprecedentë” ushtarake

shba:-rusia-po-i-ofron-iranit-ndihme-“te-paprecedente”-ushtarake

SHBA pretendon se Rusia po i ofron Iranit një nivel “të paprecedentë” të ndihmës ushtarake në këmbim të dronëve të armatosur vdekjeprurës, ndërsa të dy vendet arrijnë nivele të reja bashkëpunimi, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Rusia po i ofron Iranit një nivel të paprecedentë të mbështetjes ushtarake dhe teknike që po e transformon marrëdhënien e tyre në një partneritet të plotë të mbrojtjes”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, gjatë një video-konference për media.

“Ky partneritet përbën një kërcënim jo vetëm për Ukrainën, por edhe për fqinjët e Iranit në rajon. Ne e kemi ndarë këtë informacion me partnerët në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën”, shtoi ai.

Marrëdhëniet e reja përfshijnë trajnimin e pilotëve iranianë nga ana e Rusisë për avionët e luftarakë rusë SU-35 që nga kjo pranverë, gjë që “tregon se Irani mund të fillojë të marrë këta avionë brenda vitit të ardhshëm”.

“Këta avionë luftarakë do të forconin ndjeshëm Forcën Ajrore të Iranit në krahasim me fqinjët e tij rajonalë”, tha Kirby.

Rusia gjithashtu planifikon t’i sigurojë Iranit “komponentë të avancuar ushtarakë”, tha Kirby, duke shtuar se Kremlini tashmë mund ta furnizojë Iranin me helikopterë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

Megjithatë, Kirby thekson se dërgimi i pajisjeve ushtarake nuk është i njëanshme. Sipas tij, Irani furnizon Rusinë me dronë që Moska i ka përdorur për të forcuar ofensivën e saj kundër Ukrainës. Disa qindra dronë tashmë janë siguruar, shton ai, ndërsa Irani konsideron t’i shesë Moskës qindra raketa balistike.

“Ne kemi parë gjithashtu raporte se Moska dhe Teherani po shqyrtojnë krijimin e një linje të përbashkët prodhimi për dronët vdekjeprurës në Rusi”, tha ai, duke shtuar: “Ne i bëjmë thirrje Iranit të ndryshojë kursin, të mos ndërmarrë këto hapa”.

SHBA dhe aleatët e saj kanë thënë më parë se ofrimi i dronëve ushtarakë nga Irani bie ndesh me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Related posts

ASK: Mbi 84 mijë qytetarë po kërkojnë punë në Kosovë

admin

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Kurtit

RTI

Sulm me armë zjarri në Gjermani, raportohet për të plagosur dhe viktima

admin