RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA uron Turqinë për “zgjedhjet paqësore” të së dielës

shba-uron-turqine-per-“zgjedhjet-paqesore”-te-se-dieles

SHBA-ja ka uruar popullin turk për mbajtjen e “zgjedhjeve paqësore” presidenciale dhe parlamentare mbarëkombëtare, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se administrata e presidentit Joe Biden lëvdon “popullin turk për shprehjen e dëshirave të tyre në kutinë e votimit në mënyrë paqësore”.

“Presidenti Biden mezi pret të punojë me cilindo që të jetë fituesi. Dhe përsëri, kjo nuk është e qartë tani”, u tha Kirby gazetarëve gjatë një konference virtuale, duke theksuar se “me siguri duket” se do të ketë një raund të dytë midis presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe rivalit të tij kryesor në garën presidenciale të liderit të opozitës, Kemal Kılıçdaroğlu.

“Populli turk duhet të vendosë se si duket qeveria e tyre dhe padyshim që ata këtu e morën seriozisht qytetarinë e tyre duke shkuar në kutitë e votimit. Ne vetëm duhet të shohim se si do të zhvillohet”, tha Kirby.

Kreu i Këshillit Suprem Zgjedhor (YSK), Ahmet Yener, duke njoftuar rezultatet e para jozyrtare, tha se në raundin e parë të votimit asnjë kandidat presidencial nuk arriti të kalonte pragun e kërkuar prej 50 për qind, me çka Erdoğan, kandidat i përbashkët i Aleancës Popullore dhe Kemal Kılıçdaroğlu, kandidati i cili u radhit i dyti, do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve më 28 maj.

Yener njoftoi se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e djeshme ishte 88,92 për qind, ndërsa pjesëmarrja e qytetarëve turq jashtë vendit ishte 52,69 për qind.

Ai po ashtu njoftoi se në zgjedhjet e djeshme Erdoğan radhitet i pari duke fituar 49,51 për qind të votave, ndërsa Kılıçdaroğlu fitoi 44,88 për qind të votave. Sinan Oğan nga Aleancës ATA mori 5,17 për qind, ndërsa Muharrem Ince, i cili u tërhoq nga gara presidenciale në fund të javës së kaluar pasi fletëvotimet ishin shtypur, mori 0,44 për qind.

Miliona votues iu drejtuan dje kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e vendit dhe 600 deputetët e parlamentit turk.

Më shumë se 64,1 milionë njerëz kishin të drejtë vote, duke përfshirë mbi 1,76 milionë që votuan jashtë vendit dhe 4,9 milionë persona që votuan për herë të parë.

Gjithsej 192.214 kuti votimi u vendosën për votuesit në vend.

Çdo votues kishte mundësi të hedh dy vota, një për presidentin dhe një për 600 vendet e parlamentit, të cilët do të shërbejnë për një mandat 5-vjeçar.

Related posts

Vazhdojnë bisedimet për dinarin: Bislimi e Petkoviq sot në Bruksel

RTI

SHBA – Qytetet mbulohen nga tymi i zjarreve kanadeze

rezart morina

Largohet ‘truri’/ Kosovës po i ikin mjekët dhe mësimdhënësit

admin