RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shkrimtari serb rrihet në Beograd shkaku i organizimit të përkujtimit të Srebrenicës

shkrimtari-serb-rrihet-ne-beograd-shkaku-i-organizimit-te-perkujtimit-te-srebrenices

Shkrimtari serb Vladimir Arsenijeviq është sulmuar të shtunën në Beograd nga një grup prej mbi 20 personash gjatë përgatitjeve për organizimin e një aktiviteti përkujtimor për gjenocidin e Srebrenicës. Si pasojë e incidentit, aktiviteti është anuluar.

Arsenijeviq u sulmua pranë Urës së Brankos, pak para fillimit të ceremonisë së planifikuar për përkujtimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

“Sot në mëngjes, kur erdha këtu, më rrethoi një grup prej 20 deri në 30 personash, të cilët më goditën, më kërcënuan me fjalor tashmë të njohur dhe e mbuluan të gjithë këtë hapësirë me mesazhet e tyre”, ka thënë Arsenijeviq përmes një video në rrjetet sociale.

Megjithëse aktiviteti i sotëm u anulua, ai ka thënë se sulmi nuk do t’i ndalë organizatorët të vazhdojnë punën dhe angazhimin e tyre.

Para incidentit, në orët e hershme të mëngjesit, koalicioni “Njerëzit Kujtojnë Njerëzit” vendosi në të njëjtin vend një instalacion lulesh në formën e Lules së Srebrenicës, së bashku me mbishkrimin: “Srebrenica 8.372 – Njerëzit Kujtojnë Njerëzit”.

Përfaqësuesit e koalicionit u kanë bërë thirrje institucioneve të Serbisë që 11 korrikun ta përfshijnë në kalendarin zyrtar të datave përkujtimore, duke theksuar se kjo do të ishte një kontribut për ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme përmes kultivimit të kulturës së kujtesës, të bazuar në fakte.

Sot janë bërë 31 vjet nga krimi më mizor në Evropë, ku forcat serbe të Bosnjës vranë të paktën 8.372 burra dhe djem boshnjakë.

Related posts

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Deklarata e Lavrovit është propagandë

admin

ShBA, së paku 48 të vdekur nga stuhia e acartë

admin

Francë, Korsika goditet nga një stuhi e fuqishme, 6 të vdekur dhe 20 të lënduar

admin